Dy shtetas serbë kapen duke kaluar ilegalisht kufirin në Kosovë

Prishtinë | 30 Gus 2026 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar nga Policia e Kosovës në zonën e Stublinë-Doberqanit, pasi dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 29 gusht 2026, rreth orës 11:05, kur njësia policore ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë, në të cilën ndodheshin një mashkull dhe një femër.

Të dy personat kanë deklaruar se nga Serbia në Kosovë kishin hyrë duke përdorur rrugë ilegale.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa të dyshuarit janë dërguar me procedurë të shpejtë në gjykatë për kundërvajtje.

Të ngjashme