Një i mitur ka përfunduar në prangat policore, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të dhunimit.
Sipas Policisë së Kosovës, i mituri është arrestuar pasmesnatës të së mërkurës.
Pas prangosjes, ai është dërguar në mbajtje për 24 orë.
“Istog 02.09.2026 – 01:00-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur, nën dyshimin për kryerjen e veprës së lartcekur. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.”, thuhet në raportin policor.