Hansi Flick dëshiron që Barcelona të ndahet me Alejandro Balden gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi nuk e konsideron më mbrojtësin e majtë si të domosdoshëm për skuadrën.
Sipas “El Nacional”, trajneri gjerman është i shqetësuar edhe se situata e Baldes mund të ndikojë te shoku i tij i ngushtë, Lamine Yamal.
Barcelona preferon një shitje definitive të 22-vjeçarit në janar, nëse arrin një ofertë të përshtatshme.
Në garë për shërbimet e Baldes raportohet se është edhe Manchester United, ndërsa mbrojtësi po përballet me pasiguri për të ardhmen e tij në “Camp Nou”.