Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj, këtë herë në një dasmë ku u shfaq elegante dhe në formë të shkëlqyer.
Jahjaga kishte zgjedhur një fustan të kuq elegant, i cili i vinte në pah linjat, ndërsa flokët e stilizuara me valë, grimi glam dhe bizhuteritë diskrete e plotësuan pamjen e saj.
Për përgatitjen e dukjes të ish-presidentes u kujdes grimieri Meriton Bajrami, i cili publikoi një fotografi nga mbrëmja me përshkrimin: “Glamour në çdo detaj”.