Edhe në Kaçanik, në bashkëpunim me Komunën, ka nisur “Ora e Pritjes”, e cila po numëron mbrapa drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në aktivitet morën pjesë Eliza Hoxha nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”, kryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, përfaqësues politikë, veteranë, aktivistë dhe qytetarë të shumtë.
Nga Kaçaniku u përcoll edhe një herë mesazhi se Kosova po pret drejtësi, liri dhe kthimin në atdhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Aktivitetet e platformës qytetare “Liria Ka Emër” vazhdojnë drejt Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Kosova po pret.