Kalaja e Prizrenit rihapet sot për vizitorët, disa pjesë mbeten të mbyllura

Prishtinë | 07 Sht 2026 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Kalaja e Prizrenit do të jetë e hapur sot, më 7 shtator 2026, nga ora 12:00.

Për shkak të punimeve infrastrukturore që po vazhdojnë, disa pjesë të Kalasë do të mbeten të mbyllura dhe të paarritshme për vizitorët për arsye sigurie.

Vizitorëve u është bërë thirrje që gjatë qëndrimit në Kala t’i respektojnë shenjat orientuese dhe kufizimet e vendosura në zonat ku po kryhen punimet.

Kalaja ishte mbyllur përkohësisht për shkak të realizimit të punimeve infrastrukturore.

Të ngjashme