Ish-ministri i Jashtëm i vendit, Petrit Selimi, ka reaguar lidhur me rezultatet në PISA, duke kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit.
Selimi në postimin e tij të bërë në ‘’X’’, ka shkruar mes tjerash ‘’katrahurë kurtiane’’.
‘’A ka nje fjalë shqip me spjegu shkatërrimin, indiferencën, përdhosjën e krejt qeverisjes – prej arsimit e deri te energjetika e deri te diplomacia që kanë ndodh nën qeverisjen e 6 viteve të fundit. Krejt këto të shpërfaqura sot me rezultatet e testit PISA.
Katrahurë kurtiane.”, ka shkruar ai.