Bellingham tregon arsyen e pabesueshme të rastit të humbur ndaj Interit

Prishtinë | 09 Sht 2026 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Jude Bellingham ka folur për rastin e artë të humbur në fitoren 2-1 të Real Madridit ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, duke pranuar se një moment pasigurie ndikoi në finalizimin e aksionit.

Mesfushori anglez pati një mundësi të artë pas asistimit të Brahim Diaz, por nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë, me portierin e Interit që reagoi në kohë.

Bellingham shpjegoi se problemi ishte mënyra se si topi iu afrua dhe fakti se për një moment nuk e kishte të qartë nëse duhej ta godiste me kokë apo me këmbë.

“Brahim e kaloi topin mbi mua dhe unë nuk mund ta shihja. Dukej shumë lart dhe fillova të mendohem shumë. Nuk e dija nëse duhej ta godisja me kokë apo jo”, deklaroi Bellingham.

Ai gjithashtu i dha meritat portierit kundërshtar për reagimin në këtë situatë:

“Por portieri bëri shumë mirë.”

Pavarësisht këtij rasti, Real Madridi arriti të marrë një fitore 2-1 ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, edhe pse skuadra madrilene pati vështirësi të mëdha gjatë pjesës së dytë dhe u mbështet shumë te pritjet e Thibaut Courtois.

Të ngjashme