Përleshje mes katër personave në Fushë Kosovë, dëmtohet edhe një veturë

Prishtinë | 09 Sht 2026 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportimit të Policisë së Kosovës, në përleshje janë përfshirë tre shtetas të huaj dhe një shtetas Kosovar.

Si pasojë e përleshjes, njëri prej personave ka pësuar lëndime trupore, ndërsa është dëmtuar edhe një veturë e parkuar.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, dy persona janë arrestuar.

Pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Të ngjashme