Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar ashpër ndaj propozimit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
Gërvalla e ka cilësuar këtë propozim si “skandaloz dhe të papranueshëm”, duke vënë në pikëpyetje edhe mënyrën se si përfaqësohet komuniteti serb në Kosovë.
“Nuk ka popull serb në Kosovë, veç komunitet serb. Populli serb zgjedhjet i ka në Serbi, më 25 tetor”, ka deklaruar Gërvalla.
Reagimi i saj vjen në kohën kur përbërja e re e Kuvendit po përballet me diskutime rreth zgjedhjes së nënkryetarëve dhe përfaqësimit të komuniteteve joshumicë.
Postimi i plotë:
Propozimi i Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit është skandaloz dhe i papranueshëm. Nuk ka popull serb në Kosovë, veç komunitet serb. Populli serb zgjedhjet i ka në Serbi, më 25 tetor.