Avokati Besnik Berisha reagon për rastin e policit Besart Ahmeti: “E vërteta do të përcaktohet nga provat”

Prishtinë | 09 Sht 2026 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Avokati Besnik Berisha ka reaguar lidhur me rastin e kapitenit të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, duke thënë se në opinion është krijuar një narrativë që, sipas tij, nuk përputhet me provat që ekzistojnë për ngjarjen.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha ka thënë se për disa ditë ka zgjedhur të heshtë, ndonëse, sipas tij, për Ahmetin janë bërë akuza dhe pretendime të shumta publike.

“Heshtja ka kuptim vetëm për aq kohë sa nuk keqpërdoret për t’i dhënë zë gënjeshtrës”, ka shkruar Berisha.

Ai ka deklaruar se Ahmeti është paraqitur në publik si sulmues dhe si person që dyshohet për kanosje, sharje, fyerje e lëndime, ndërsa sipas versionit të mbrojtjes, rrethanat e ngjarjes janë ndryshe.

Të ngjashme