Pedro Neto ka firmosur kontratë të re afatgjatë me Chelsean, e vlefshme deri në qershor 2032.
“Është një moment i mrekullueshme të firmosësh kontratë të re me Chelsean. Ndihem si në shtëpi këtu dhe dua të arrij edhe më shumë”, u shpreh Neto.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja përfshin edhe opsion zgjatjeje dhe përmirësim të pagës.
Chelsea ka refuzuar të gjitha ofertat për portugezin dhe e konsideron atë pjesë të rëndësishme të projektit të klubit.