Thiago Silva kritikon Ancelottin

Prishtinë | 11 Sht 2026 | 20:27 | Nga Ekonomia Online

Thiago Silva ka kritikuar planin e trajnerit të Brazilit, Carlo Ancelotti, që hoqi veteranët dhe solli emra të rinj përnjëherë në kombëtare.

“Doni që të gënjej apo të them të vërtetën? Nuk mund të heqësh dikë që është 31, 32 apo 33 vjeç”, ka thënë Silva për Radio Tupin.

“Unë pothuajse shkova në Kupën e Botës në moshën 41-vjeçare”.

“Në kombëtare, gjërat duhen bërë ngadalë. Nuk mund t’i heqësh të gjithë dhe të sjellësh lojtarë të rinj. Kjo duhet bërë hap pas hapi”.

“Është shumë ndryshe nga ajo në klub. Ai vjen nga Evropa, ku është më e lehtë ta bësh këtë. Këtu nuk funksionon ashtu”.

“Nuk më pëlqen ky lloj ndryshimi, nuk jam dakord, por është ai që i merr vendimet”.

Të ngjashme