Neymar ka përfunduar në formacionin e javës, të kampionateve elitare të Evropës, pas paraqitjes fantastike të dhuruar ndaj Tuluzës.
Braziliani arriti të shënojë dy gola dhe të asistojë dy të tjera gjatë këtij takimi, duke u kthyer në udhëheqësin e përmbysjes fantastike të rezultatit.
Në formacionin e javës nuk bën pjesë asnjëri prej shokëve të Neymarit te Barcelona, madje as futbollistë të Realit.
Bie në sy përzgjedhja e portierit të SPAL, si më i miri i javës në rolin e tij, pas paraqitjes mbresëlënëse në përballjen me Lazion.
Më poshtë janë 11 futbollistët e përzgjedhur në formacionin e javës:

Portier: Alfred Gomis – SPAL

Mbrojtës i djathtë: Javi Lopez – Espanyol

Mbrojtës qendre: Eric Bailly – Man. United

Mborjtës qendre: Harry Maguire – Leicester

Mbrojtës i majtë: Marcos Alonso – Chelsea

Mesfushor qendre: Adrien Rabiot – PSG

Mesfushor qendre: Henrikh Mkhitaryan – Man. United

Sulmues i djathtë: Malcolm – Bordeaux

Sulmues i majtë: Neymar – PSG

Mesfushor sulmues: Nabil Fekir – Lyon

Sulmues qendre: Firmin Mubele – Rennes