Akil Gjakova eliminohet në raundin e parë të Grand Slamit të Hungarisë

Prishtinë | 12 Sht 2026 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Akil Gjakova është eliminuar që në raundin e parë të Grand Slamit të Hungarisë, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Xhudisti kosovar u mposht nga italiani Giovanni Esposito, në një rezultat që vjen si befasi, duke pasur parasysh pritshmëritë ndaj Gjakovës në këtë garë.

Në të njëjtën kategori garon edhe Dardan Cena, i cili e ka kaluar me sukses raundin e parë dhe do të vazhdojë garimin sot.

Të ngjashme