Gashi: Për çdo ditë të humbur, përgjegjësia politike ka emër dhe mbiemër

Prishtinë | 14 Sht 2026 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë Kurti 4.

Ai ka bërë me dije tashmë është gjithçka e qartë.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruat se për çdo ditë të humbur, përgjegjësia politike ka emër dhe mbiemër.

“E kemi thënë që nga fillimi: konstituo Kuvendin, formo Qeverinë, zgjidhi dilemat kushtetuese – pastaj Presidenti. Dy muaj e gjysmë u humbën me lojëra e kalkulime. Sot faktet dëshmuan se kishim të drejtë. Nga sot janë 60 ditë për zgjedhjen e Presidentit, plus çdo kohë shtesë që mund të sjellë një masë e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese. Tash nuk ka më alibi. Për çdo ditë të humbur, përgjegjësia politike ka emër dhe mbiemër”, ka shkruar Gashi.

Të ngjashme