Evidentohen 10 raste të shkyçjeve ilegale nga ujësjellësi në tri zona të Prishtinës

Prishtinë | 14 Sht 2026 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka evidentuar 10 raste të shkyçjeve ilegale nga rrjeti i ujësjellësit gjatë ditës së djeshme.

Sipas KRU “Prishtina”, rastet janë evidentuar në zonat “Malush Kosova”, “Muharrem Fejza” dhe Taukbahçe.

Inspektorët kanë ndërmarrë masat përkatëse ndaj rasteve të evidentuara.

KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që të mos ndërhyjnë në mënyrë të paautorizuar në rrjet, pasi një veprim i tillë është i kundërligjshëm dhe mund të sjellë pasoja ligjore.

Të ngjashme