Deputeti i PDK-së propozon një platformë politike për zhbllokimin institucional të vendit

Prishtinë | 14 Sht 2026 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka propozuar një platformë politike për zhbllokimin institucional të vendit, duke bërë thirrje për marrëveshje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe komuniteteve joshumicë.Mustafa ka shkruar në Facebook se, vendi nuk ka nevojë për kriza të reja politike, por për një marrëveshje që i kthen institucionet në funksion.

Ai ka propozuar atë që e quan “Koalicion për Normalitet”, si pjesë të një “Pakti për Shtetin”. Sipas Mustafës, kjo marrëveshje duhet të ndërtohet mbi legjitimitetin e LVV-së si forca e parë parlamentare, balancën institucionale përmes rolit të PDK-së dhe përfaqësimin kushtetues të komuniteteve joshumicë.

Të ngjashme