Lushaku-Sadriu pas takimit me shefin e EULEX-it: Askush nuk e di verdiktin e Hagës, kërkohet maturi institucionale

Prishtinë | 15 Sht 2026 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se askush nuk e di verdiktin final që do të shpallet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar nevojën që institucionet e Kosovës ta presin me qetësi dhe maturi vendimin, raporton Ekonomia Online.

Ajo i bëri këto deklarata pas takimit të shefit të ri të EULEX-it në selinë e LDK-së, ku sipas saj është diskutuar edhe për situatën para shpalljes së aktgjykimit.

“Ishte shefi i misionit të EULEX-it dhe ka takime serike në fakt prezantuese sepse është shef i ri i EULEX-it dhe kishim një takim domethënë protokollar që ai e ka paraparë me të gjitha partitë politike”, tha ajo.

Lushaku-Sadriu tha se gjatë takimit është konfirmuar se nuk dihet paraprakisht verdikti i trupit gjykues në Hagë, ndërsa ka bërë thirrje për reagim të matur institucional.

“U konfirmua që askush nuk e din verdiktin final (të trupit gjykues në Hagë) dhe ne të gjithë duhet të kontribuojmë që qetësisht ta presim këtë vendim dhe të reagojmë si shtet i maturuar për karshi vendimit. Domethënë u kërkua që të ketë, të themi, maturim institucional”, tha ajo.

Të ngjashme