Stefano Pioli mund të rikthehet shumë shpejt në stol. Trajneri italian është futur në orbitën e Trabzonsporit, që po kërkon një trajner të ri pas startit zhgënjyes të sezonit.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat turke dhe italiane, Trabzonspori ka kontaktuar Piolin dhe tashmë kanë nisur bisedimet për mundësinë e bashkëpunimit.
Ish-trajneri i Milanit mësohet se ka kërkuar një kontratë deri në vitin 2028, me opsion për ta zgjatur edhe për sezonin 2028/29.
Trabzonspori aktualisht renditet i nënti në kampionat me 7 pikë pas pesë ndeshjesh dhe është në kërkim të një zgjidhjeje të qëndrueshme në stol.
Pioli nuk është kandidati i vetëm. Klubi turk po negocion edhe me legjendën Şenol Güneş, ndërsa Thomas Reis i Ludogorets është gjithashtu një alternativë.
Për momentin, marrëveshja me Piolin nuk është finalizuar, por italiani është tashmë një nga kandidatët kryesorë për stolin e Trabzonsporit.