Mehmeti-Selimi: Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!

Prishtinë | 17 Sht 2026 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e ish-kreut të UÇK-së, Rexhep Selimi, ka reaguar për herë të parë pas dënimit të tij me 13 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Një ditë pas shpalljes së aktgjykimit, Mehmeti-Selimi ka reaguar përmes një fotografie të publikuar në Facebook.

Në fotografi shihen djali dhe vajza e saj, teksa së bashku mbajnë  flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krahas fotografisë, ajo ka shkruar një mesazh të shkurtër:

“Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!”, shkroi ajo.

Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në kuadër të aktgjykimit të shkallës së parë.

Të ngjashme