Shoshi-Musliu: Shqiptarët reaguan fuqishëm, por shteti e bënë kthesen dhe duhet të veprojë

Prishtinë | 20 Sht 2026 | 20:08 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ariana Shoshi-Musliu, ka kërkuar veprim më të koordinuar institucional nga Kosova dhe Shqipëria, duke theksuar nevojën për diplomaci aktive dhe angazhim shtetëror.

Në një reagim të saj, Shoshi-Musliu vlerëson mbështetjen e shqiptarëve kudo që janë, por thekson se një kthesë e rëndësishme mund të arrihet vetëm përmes veprimit të unifikuar të institucioneve.

Sipas saj, ky nuk është moment për heshtje, pritje apo deklarata formale, por për veprim konkret dhe përgjegjësi institucionale nga të dyja shtetet.

“Koha nuk pret. Shteti duhet të veprojë. Tani”, përfundon mesazhin e saj deputetja e PDK-së.

Të ngjashme