Prosper: Shteti ka përgjegjësi ndaj popullit, Kosova po përballet me një mësim të rëndë

Prishtinë | 21 Sht 2026 | 21:14 | Nga Ekonomia Online

Pierre Richard Prosper, avokat i ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, një intervistë për Klan Kosova ka folur lidhur me përgjegjësinë e shteteve dhe mënyrën e funksionimit të tribunaleve ndërkombëtare.

Prosper ka theksuar se shtetet duhet të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre sovrane dhe të kenë rol në proceset që lidhen me drejtësinë dhe interesat e qytetarëve të tyre.

“Më e rëndësishmja këtu është që shtetet duhet të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre sovrane. Kur fillojnë t’i shikojnë këto tribunale, qoftë Kosovë, pse një tjetër që po shqyrtohet për Ukrainën, qeveritë duhet të kuptojnë që ato kanë përgjegjësi ndaj komunitetit dhe ndaj popullit. Populli ka përgjegjësi ndaj kombit të tyre”, ka deklaruar Prosper.

Ai ka thënë se Kosova, sipas tij, po përballet me një mësim të rëndë sa i përket mënyrës së organizimit dhe funksionimit të tribunaleve.

“Fatkeqësisht, Kosova po e mëson një mësim shumë të rëndë. Mendimi im ka qenë gjithmonë, sa herë kam qenë i përfshirë në këto tribunale që nga fillimi i krijimit të tyre, është që duhet të kemi posedim dhe kontroll vendor”, ka thënë ai.

“Është e mirë të përfshihet personeli i huaj, të ofrohet ekspertizë, por duhet të ekzistojë një nivel i pjesëmarrjes vendore”, ka deklaruar Prosper.

Të ngjashme