Ekonomia Online
FUNDIT

Aksident në Pejë, gjashtë persona të lënduar

Aksident në Pejë, gjashtë persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ku janë përfshirë tri vetura. Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:35. “Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë. Në këtë aksident ishin të […]

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ku janë përfshirë tri vetura.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:35.

“Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë. Në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor”, tha Rugova.

Policia po merret me rastin dhe po heton rrethanat e aksidentit.

Të ngjashme