Lajm i keq për Real Madridin, Mbappé pëson lëndim në gju

Prishtinë | 26 Sht 2026 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Kylian Mbappé ka pësuar lëndim në gjurin e majtë, ka njoftuar Real Madridi.

Pas ekzaminimeve të kryera nga stafi mjekësor i klubit, sulmuesi francez është diagnostikuar me hiperekstension të kapsulës së pasme të gjurit të majtë.

Real Madridi ka bërë të ditur se gjendja e Mbappés do të monitorohet në vazhdim, ndërsa ende nuk është përcaktuar koha e rikthimit të tij në fushë.

Mbappé u lëndua gjatë momentit kur shënoi golin e fitores së Francës ndaj Turqisë në Ligën e Kombeve.

Të ngjashme