Bajqinovci zgjedhet në krye të Komisionit për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes

Prishtinë | 28 Sht 2026 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci është zgjedhur në krye të Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ai ka falënderuar deputetë për votën dhe besimin e tyre.

Postimi i plotë:

Jam mirënjohës për besimin e dhënë nga Lëvizja VETËVENDOSJE, për të udhëhequr Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Falënderoj kolegët deputetë për votën dhe besimin e tyre.

Këtë përgjegjësi do ta ushtroj me përkushtim, seriozitet dhe përgjegjësi, në shërbim të sigurisë, mbrojtjes dhe interesave të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme