Nata e 14-të e protestës, Çlirim Haziri vjen me kërkesë konkrete për Qeverinë dhe Kuvendin

Prishtinë | 29 Sht 2026 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon edhe sonte në natën e saj të 14-të në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, do t’i kërkojë Qeverisë ta procedojë sa më parë në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, dhe që deputetët ta votojnë pa humbur kohë.

Para protestuesve do të flasin edhe veterani dhe profesori Valon Murati, matematicieni dhe publicisti Leart Ajvazi, si dhe këngëtari Hysni Klinaku, i cili do të interpretojë edhe një këngë, transmeton Klankosova.tv.

Në ekranin LED do të shfaqet videoja “Rrëfimi i ushtares”, ndërsa një nga momentet simbolike të mbrëmjes do të jetë një minutë heshtje për drejtësinë.

Protesta nis në orën 21:00.

Të ngjashme