Ekonomia Online
FUNDIT

Nesër i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit që dyshohet se u privua nga jeta nga babai i tij

Nesër i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit që dyshohet se u privua nga jeta nga babai i tij

B.Arifi, do të varroset nesër në fshatin Pogragjë të Gjilanit. Ceremonia e varrimit të 29-vjeçarit do të mbahet me kohën e drekës, sipas njoftimit të familjes. Kurse kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, ka kërkuar shtimin e kontrolleve policore për armëmbajtje pa leje dhe rritjen e prezencës së policisë në shkolla. Përmes një postimi në […]

B.Arifi, do të varroset nesër në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Ceremonia e varrimit të 29-vjeçarit do të mbahet me kohën e drekës, sipas njoftimit të familjes.

Kurse kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, ka kërkuar shtimin e kontrolleve policore për armëmbajtje pa leje dhe rritjen e prezencës së policisë në shkolla.

Përmes një postimi në Facebook, Hyseni bëri të ditur se këto kërkesa i ka paraqitur në mbledhjen urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku mori pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli.

Sipas Hysenit, gjatë takimit, përfaqësuesit e institucioneve u informuan për detajet e rasteve të fundit tragjike nga drejtori rajonal i policisë dhe komandanti i stacionit policor.

Ai tha se Komuna e Gjilanit ka ofruar bashkëpunim të plotë me organet e rendit, ndërsa përfaqësuesit institucionalë janë zotuar për angazhim më të madh me qëllim të parandalimit të ngjarjeve të tilla.

“Mbrojtja e jetës së qytetarëve tanë mbetet prioriteti ynë kryesor dhe do të punojmë me vendosmëri për të garantuar qetësinë dhe rendin publik në çdo pjesë të Gjilanit”, ka shkruar Hyseni.

Të ngjashme