Limaj: Shqetësimi duhet të kthehet në veprim konkret, kërkon ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Prishtinë | 01 Tet 2026 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në protestën e mbajtur në shesh nën sloganin “Jo në emrin tim” ka kërkuar që shqetësimi për punën e Gjykatës Speciale të shndërrohet në veprim konkret dhe në një konsensus të gjerë shoqëror, politik e intelektual, raporton Ekonomia Online.

“Shqetësimi duhet të kthehet në veprim konkret, e veprimi konkret është një konsensus popullor, intelektualë, politik që kjo gjykatë nuk ka dhënë drejtësi, por ka shkelur të drejtat dhe padrejtësitë”, u shpreh Limaj.

Ai tha se, në këtë situatë, është koha për të ndërmarrë veprime konkrete, duke e cilësuar si hap të parë plotësim-ndryshimin e Ligjit për Gjykatën.

“Është koha me marrë veprime. Veprimi i parë njëherë është plotësim-ndryshimi i Ligjit për Gjykatën dhe për të vazhduar me tjerat”, tha Limaj.

Deklaratat e tij u bënë gjatë protestës së mbajtur sot në shesh, ku u ngritën shqetësime lidhur me punën dhe vendimet e gjykatës.

Figura e tanishme s’ka tekst alternativ. Emri i kartelës është: fatmir-limajjj.png

Të ngjashme