Zjarri i madh në objektin në Fushë Kosovë, një zjarrfikës lëndohet gjatë intervenimit

Prishtinë | 03 Tet 2026 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar për incidentin e zjarrit në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, që ndodhir të premten.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës”, Prishtinë 02.10.2026 -17:20, ndërkaq Policia njofton se një zyrtar zjarrfikës ka pësuar lëndime në dorë gjatë intervenimit.

“Është raportuar se në një objekt i cili gjendet në magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhë një zjarr me përmasa të mëdha”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse.

Zjarri është lokalizuar, ndërsa dëmet janë shumë të mëdha.

Të ngjashme