Disa mjete piroteknike në drejtim të Qeverisë, Haziri: Mos i gjuani Policinë tonë

Prishtinë | 06 Tet 2026 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.  Organizatori i protestës, Çlirim Haziri ka bërë thirrje te protestuesit të mos e gjuajnë asnjë mjet piroteknik në drejtim të policisë, raporton Ekonomia Online.

Një numër i mjeteve piroteknike kanë rënë në afërsi të policisë. 

“Policia është e jona. Ne kemi dal për të protestuar, jo me u përlesh me policinë. Forca jonë është zëri ynë”, ka thënë Çlirim Haziri. 

Të ngjashme