Dua Lipa bëri paraqitjen e saj të parë në Javën e Modës në Paris këtë vit, duke marrë pjesë në sfilatën e Chanel për koleksionin pranverë 2027.
Për këtë event, këngëtarja e “New Rules” zgjodhi një palë këpucë që ndërthurin dy prej tendencave të momentit: modelin dyngjyrësh dhe detajet e frymëzuara nga kopshtet dhe lulet.
Elementi më i veçantë është taka në formë kërpudhe. Ajo nis si një stiletto e skalitur në ngjyrë kafe dhe përfundon në një bazë të gjerë, me formën e një kërpudhe dhe skaje më të errëta e të theksuara.
Detajet e frymëzuara nga kërpudhat janë pjesë e drejtimit të ri estetik të Chanel nën drejtimin kreativ të Matthieu Blazy, i cili i ka dhënë koleksioneve të shtëpisë elemente të natyrës, kopshteve dhe formave organike. Ky trend është shfaqur edhe te marka të tjera të njohura të modës, nga Dior te Vans, duke e kthyer botën e bimëve dhe kërpudhave në një burim të ri frymëzimi për këpucët./KultPlus.com