KFOR-i amerikan dhuron donacion për Njësinë e Zjarrfikësve në Gjilan

Prishtinë | 11 Tet 2026 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit ka pranuar një donacion nga KFOR-i amerikan, me qëllim të forcimit të kapaciteteve për reagim në situata emergjente.

Me rastin e dorëzimit të donacionit, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani, ka falënderuar përfaqësuesit e KFOR-it amerikan, nënkolonelin Michael Anderson dhe rreshter majorin komandues Miguel Hernandez, si dhe togerin Hüseyin Arslan nga KFOR-i turk, për mbështetjen dhe bashkëpunimin.

Shabani ka shprehur mirënjohje edhe për Metush Bajramin, kryetar i Klubit të Rotarianëve në Gjilan, për kontributin e dhënë.

Të ngjashme