Alfa Romeo prezanton konceptin e ri Cuorerosso, një veturë që dëshmon se marka italiane mbetet një nga emrat më të rëndësishëm në botën e dizajnit automobilistik.
Modeli i ri karakterizohet nga linja elegante, forma sportive dhe një pamje agresive që ndërthur elemente të superveturave me stilin tradicional të Gran Turismo.

Pjesa e përparme dallohet për grilën karakteristike të Alfa Romeos dhe fenerët në formë pyke, të përbërë nga dhjetëra drita LED.

Pjesa anësore tërheq vëmendjen me kthesat elegante të karrocerisë, xhamat e veçantë dhe rrotat e mëdha me ngjyrë ari.

Në pjesën e pasme, koncepti sjell drita rrethore LED dhe shkarkues të vendosur në qendër të parakolpit.

Siç ishte thënë më herët, prodhuesi italian do ta prezantojë modelin e ri Cuorerosso në panairin e automobilave në Paris në vitin 2026.
Koncepti ka katër dyer, katër ulëse dhe, të paktën në versionin aktual, një motor tradicional me benzinë.