Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Prishtinë | 13 Tet 2026 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar sot në Prishtinë senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, të cilët i ka cilësuar si miq të çmuar të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kontributin e tyre në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Gjatë takimit, kreu i LDK-së ka theksuar nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik me ShBA-në, duke vënë në pah rëndësinë e forcimit të besimit dhe bashkëpunimit me aleatin kryesor të Kosovës.

“Kosovës i duhet ta forcojë besimin dhe bashkëpunimin me aleatin e saj më të rëndësishëm. Kjo kërkon përkushtim, përgjegjësi dhe veprime konkrete”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se miqësia me Shtetet e Bashkuara është pjesë e identitetit politik të LDK-së, duke nënvizuar se ruajtja dhe forcimi i kësaj marrëdhënieje mbetet një detyrë e përhershme.

“Për LDK-në, miqësia me Amerikën është pjesë e identitetit tonë. Ta ruajmë e ta forcojmë këtë miqësi është detyrë e përhershme”, ka deklaruar Abdixhiku.

Të ngjashme