Ekonomia Online
FUNDIT

Kryeministri Kurti pranoi letër urimi nga kryeministri i Maltës, Abela

Kryeministri Kurti pranoi letër urimi nga kryeministri i Maltës, Abela

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi nga kryeministri i Maltës, Robert Abela, me rastin e rizgjedhjes në krye të Qeverisë. “Malta dhe Republika e Kosovës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, dhe mezi pres që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë teksa forcojmë edhe më shumë lidhjet e miqësisë ndërmjet dy vendeve […]

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi nga kryeministri i Maltës, Robert Abela, me rastin e rizgjedhjes në krye të Qeverisë.

“Malta dhe Republika e Kosovës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, dhe mezi pres që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë teksa forcojmë edhe më shumë lidhjet e miqësisë ndërmjet dy vendeve tona. Dua të riafirmoj mbështetjen e palëkundur të Maltës për aspiratat evropiane të Kosovës dhe t’ju uroj sukses teksa vendi juaj vazhdon të përparojë në rrugën evropiane”, shkroi kryeministri Abela.

Të ngjashme