Vriten 13 civilë në një sulm afgan që për cak kishte talibanët

| 29 Gus 2017 | 12:09 | Nga

Të paktën 13 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë në një sulm ajror të forcave afgane të hënën pas mesnate, i cili për cak kishte talibanët në perëndim të provincës Herat.

Zëdhënësi i guvernatorit provincial, Gelani Farhad, ka thënë sot se sulmi ajror në rrethinën Shindand, po ashtu plagosi shtatë civilë, transmeton Express.

Ai ka theksuar se cak i sulmit të natës së të hënës ishte një bazë talibane dhe një burg i udhëhequr nga kryengritësit. Burgu është shkatërruar dhe 19 të burgosur – ushtarakë dhe civilë – janë arratisur.

Farhad ka thënë se civilët që u vranë në sulm vdiqën në shtëpitë e veta pranë bazës së talibanëve.

Sipas tij, sulmet ajrore i kanë vrarë edhe 16 militantë talibanë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme