Robert Jordan, shkrimtari i njohur i sagës fantastike “Rrota e Kohës”

Prishtinë | 18 Tet 2026 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Më 17 tetor 1948 lindi në Charleston të Karolinës së Jugut, shkrimtari amerikan James Oliver Rigney Jr., i njohur me pseudonimin Robert Jordan. Ai u bë i famshëm në mbarë botën për serinë e romaneve fantastike “Rrota e Kohës” (The Wheel of Time), një nga veprat më të njohura të këtij zhanri.

Para se t’i përkushtohej shkrimit, Jordan shërbeu në ushtrinë amerikane gjatë Luftës së Vietnamit, ku punoi si pjesëtar i ekuipazhit të një helikopteri. Më pas studioi fizikë dhe punoi si inxhinier bërthamor për Marinën Amerikane.

Përveç serisë “Rrota e Kohës”, ai shkroi edhe romane të tjera, përfshirë vepra të lidhura me serinë “Conan”. Krijimtaria e tij u dallua për botën e pasur imagjinare dhe historitë e gjera fantastike që tërhoqën miliona lexues.

Në vitin 2006, shkrimtari bëri të ditur se vuante nga amiloidoza, një sëmundje e rrallë. Ai ndërroi jetë më 16 shtator 2007, në moshën 58-vjeçare, në qytetin e tij të lindjes.

Seria “Rrota e Kohës” mbeti e papërfunduar pas vdekjes së tij. Shkrimtari Brandon Sanderson, në bashkëpunim me bashkëshorten e Jordanit, Harriet McDougal, e përfundoi sagën duke u mbështetur në shënimet dhe udhëzimet e lëna nga autori. Vëllimi përmbyllës u botua në vitin 2013, duke i dhënë fund një prej serive më të njohura të letërsisë moderne fantastike./KultPlus.com

Të ngjashme