Protesta në Tiranë, Nushi: Sekuestruam një karikator me fishekë luftarakë, përdorej nga persona të maskuar

Prishtinë | 18 Tet 2026 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Sektorit të Menaxhimit në Departamentin e Sigurisë Publik, Albert Nushi, ka njoftuar se 54 shtetas janë shoqëruar pas protestës së dhunshme të një dite më pare.

Në një konferencë për media gjatë së dielës, ai ka thënë se 27 persona janë arrestuar dhe 27 janë proceduar penalisht për shkatërrim të pronës dhe dhunë ndaj policisë.

Ai ka thënë se nga kontrolli i personave të maskuar është gjetur një karikator me fishekë luftarakë, bomba molotov dhe sende të tjera të forta të përdorura ndaj efektivëve të policisë.

“Policia e Shtetit u ka bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme pjesëmarrësve në protesta që të distancohen nga dhuna dhe personat e maskuar, si dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për tubim në mënyrë paqësore. Ligji për tubimet parashikon ndalimin e pjesëmarrjes në tubim me veshje ose sende të tjera, si maska, shall dhe veshje të tjera, me qëllim fshehjen e identitetit.”, ka thënë ai. 

Të ngjashme