Veterani Reshat Kabashi nderohet me “Medaljen e Lirisë” në 50-vjetorin e lindjes

Prishtinë | 19 Tet 2026 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Reshat Kabashi nga Zoçishti është nderuar me dekoratën komunale “Medalja e Lirisë”, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij gjatë luftës dhe angazhimin e vazhdueshëm në shërbim të vendit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka njoftuar se dekoratën ia ka ndarë Kabashit në 50-vjetorin e lindjes së tij.

Në njoftimin e tij, Latifi ka vlerësuar kontributin e Kabashit gjatë luftës, duke theksuar se ai i shërbeu atdheut me nder e dinjitet dhe e përfundoi luftën me kokën lart.

Ai ka theksuar gjithashtu se Kabashi vazhdon të jetë në shërbim të vendit përmes punës së tij në Policinë e Kosovës, duke kontribuar në ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe në ruajtjen e kultivimin e vlerave historike e kombëtare.

Sipas Latifit, Kabashi mbetet besnik i betimit të ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i përkushtuar ndaj përgjegjësive të tij në shërbim të vendit, si në kohë lufte, ashtu edhe në paqe.

Të ngjashme