Banka e Shqipërisë siguron qytetarët: Dëmtimi i disa degëve nuk përbën rrezik për kursimet

Prishtinë | 19 Tet 2026 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Dëmtimi i disa degëve të bankave që operojnë në Tiranë nuk përbëjnë rrezik për kursimet e qytetarëve.

Banka e Shqipërisë ka reaguar duke theksuar se kufizimet e përkohshme të shërbimeve në degë të caktuara lidhen me nevojën për të mbrojtur sigurinë fizike të punonjësve dhe klientëve, raporton ABC News.al.

“Banka e Shqipërisë thekson se depozitat dhe kursimet e qytetarëve në sistemin bankar janë të sigurta. Dëmtimet e një pjese të infrastrukturës fizike në disa degë të bankave nuk cenojnë sigurinë e depozitave të klientëve dhe as qëndrueshmërinë financiare të bankave. Qytetarët duhet të jenë të qetë se kursimet e tyre janë të mbrojtura dhe nuk rrezikohen nga dëmtimet fizike të ambienteve.”

Sipas Bankës së Shqipërisë shërbimi i pagesave ka vijuar normalisht duke mos cenuar aktivitetin ekonomik.

“Banka e Shqipërisë siguron publikun se shërbimi i pagesave ka vijuar të funksionojë normalisht dhe pa ndërprerje, duke garantuar përmbushjen e rolit të sistemit bankar si domosdoshmëri e aktivitetit ekonomik të bizneseve dhe nevojave të konsumit të familjeve”, thuhet në njoftim.

Banka e Shqipërisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, në ushtrimin e së drejtës së tyre për protestë paqësore, të respektojnë dhe të mbrojnë sigurinë e Bankës së Shqipërisë, të institucioneve bankare. 

Të ngjashme