Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë të Bregut të Diellit, rikthimi pritet nesër

Prishtinë | 19 Tet 2026 | 21:07 | Nga Ekonomia Online

Disa rrugë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë do të mbesin përkohësisht pa furnizim me ujë, pas dëmtimit të një gypi të ujësjellësit me diametër DN 150 milimetra.

Sipas njoftimit për konsumatorët, ndërprerja e furnizimit me ujë përfshin rrugët Hyzri Talla, Ilir Durmishi, Besa dhe Fadil Ferati, si dhe zonën e qendrës tregtare.

Për shkak të kompleksitetit të punimeve për sanimin e dëmtimit, rikthimi i furnizimit me ujë pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme.

Konsumatorëve të prekur u është kërkuar mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve dhe normalizimin e furnizimit me ujë.

Të ngjashme