Ekonomia Online
FUNDIT

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë të Bregut të Diellit, rikthimi pritet nesër

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë të Bregut të Diellit, rikthimi pritet nesër

Disa rrugë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë do të mbesin përkohësisht pa furnizim me ujë, pas dëmtimit të një gypi të ujësjellësit me diametër DN 150 milimetra. Sipas njoftimit për konsumatorët, ndërprerja e furnizimit me ujë përfshin rrugët Hyzri Talla, Ilir Durmishi, Besa dhe Fadil Ferati, si dhe zonën e qendrës tregtare. Për […]

Disa rrugë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë do të mbesin përkohësisht pa furnizim me ujë, pas dëmtimit të një gypi të ujësjellësit me diametër DN 150 milimetra.

Sipas njoftimit për konsumatorët, ndërprerja e furnizimit me ujë përfshin rrugët Hyzri Talla, Ilir Durmishi, Besa dhe Fadil Ferati, si dhe zonën e qendrës tregtare.

Për shkak të kompleksitetit të punimeve për sanimin e dëmtimit, rikthimi i furnizimit me ujë pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme.

Konsumatorëve të prekur u është kërkuar mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve dhe normalizimin e furnizimit me ujë.

Të ngjashme