Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro kanë zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me 25 drejtues të gjimnazeve të Tiranës në ambientet e Ministrisë së Arsimit.
Në fjalën e saj ministrja Kumbaro tha se orët dhe programi mësimor d të plotësohen, ndërsa njoftoi se ka ngritur ekip psikologësh në dispozicion të fëmijëve dhe prindërve.
Sipas saj procesi mësimor ka vijuar normalisht, ndërsa dje pjesëmarrja ka qenë më e lartë se të premten e kaluar.
“Mirënjohje secilit se kanë qenë garancia kryesore e besimit te prindërit. Dje kemi pasur pjesëmarrje më të madhe në shkollë sesa ditën e premte për shkak të frikës e panikut për ti sjellë fëmijët në shkolla. Secili nga drejtorët bashkë me mësuesit e psikologët e oficerët e sigurisë kanë qenë non stop. Është e rëndësishme mbështetja psikologjike me të cilat përballen nxënëset. Çdo orë që ia merr dhuna janë orë të vjedhura nga jeta e fëmijëve. Programi dhe orët mësimore do të plotësohen. Kemi bërë përgatitje psikologjike të stafeve. Dhe dje kemi ngritur një ekip psikologësh të dedikuar të cilët do të jenë në dispozicion të fëmijëve dhe prindërve. Se çdo moment është një traumë. Në të gjitha shkollat ka vijuar procesi mësimor. Nuk ndodh asgjë në shkolla, po janë grupe jashtë kangjellave që tentojnë të turbullojnë”, u shpreh Kumbaro.