Teatri Kombëtar i Operës e Baletit shtyn aktivitetet

Prishtinë | 20 Tet 2026 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor njoftoi artdashësit se, shfaqjet e planifikuara për këtë javë, në TKOBAP, do të shtyhen për një moment të dytë.

“Të gjitha biletat e siguruara do të vijojnë të jenë të vlefshme për datat e reja”, shkruhet në faqen online të TKOBAP.

Shtyrja e aktiviteteve artistike të këtij teatri vjen si pasojë e ngjarjeve të ditëve të fundit në kryeqytet, të cilat e bëjnë të pamundur zhvillimin e qetë të aktiviteteve të vendosura më herët në kalendarin artistik. Disa nga aktivitetet që shtyhen janë: koncerti për orkestër harqesh dhe kor “Nova ensemble”, baleti kontemporan “Soul Chain”,  “Four seasons-one humanity” etj./atsh/KultPlus.com

Të ngjashme