Dy raste të posedimit të substancave të dyshuara narkotike janë raportuar gjatë mbrëmjes së 19 tetorit në Mitrovicën e Jugut.
Në të dy rastet, Policia ka sekuestruar substanca të dyshuara të llojit kokainë.
Rasti i parë është regjistruar në fshatin Kçiq, rreth orës 19:40, ku është arrestuar një person i dyshuar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe në objektet përcjellëse, Policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth 4.3 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, një peshore digjitale, një telefon mobil, qese të zbrazëta që dyshohet se shërbejnë për paketimin e narkotikëve, si dhe 25 euro para të gatshme, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar në rrugën “Selman Vojvoda”, rreth orës 19:10, ku është arrestuar një tjetër person. Gjatë kontrollit tek i dyshuari, Policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth 0.42 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.