Nisin punimet e asfaltimit të rrugës Ura e Transitit–Qyshk–Pavlan

Prishtinë | 20 Tet 2026 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit të rrugës Ura e Transitit–Qyshk–Pavlan në Pejë.

Sipas njoftimit të ministrisë, rruga ka gjatësi rreth 2.2 kilometra dhe gjerësi 6 metra.

Vlera e përgjithshme e projektit është 285 mijë e 40 euro, prej të cilave 250 mijë euro financohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ndërsa pjesa tjetër nga Komuna e Pejës.

“Po realizohen punimet e asfaltimit të rrugës Ura e Tranzitit–Qyshk–Pavlan, me gjatësi rreth 2.2 kilometra dhe gjerësi 6 metra.

Vlera e përgjithshme e projektit është 285,040 euro, prej të cilave 250,000 euro financohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ndërsa pjesa tjetër nga Komuna e Pejës.

Ky investim do të përmirësojë infrastrukturën rrugore, do të rrisë sigurinë në komunikacion dhe do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve, duke krijuar lidhje më të mira ndërmjet fshatrave dhe qytetit të Pejës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Të ngjashme