Rama nxjerr karriget jashtë Kryeministrisë për protestuesit me mbishkrimin: Dialog!

Prishtinë | 20 Tet 2026 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Një episod i veçantë ka ndodhur këtë paradite para kryeministrisë së Shqipërisë.

 Para godinës qeveritare janë vendosur disa karrige që ngjajnë si ato që përdoren brenda institucionit.

Mbi ta janë vendosur letra që shkruajnë: Dialog.

 Ky veprim mësohet se vjen nga vetë kryeministri shqiptar Edi Rama, pas apeleve të shumta të tij dhe ministrave që protestuesit të dialogojnë për kërkesat e tyre.

Rama e ka bërë gjithashtu të qartë se me dhunë dhe me këtë mënyrë proteste ai nuk ka ndërmend të negociojë largimin e tij apo kërkesa të tjera të protestuesve. Tch

Të ngjashme