Një aksident trafiku mes dy veturave dhe një taksie ka ndodhur në Prishtinë, përkatësisht në afërsi të Ambasadës Amerikane.
Nga fotografitë e dërguara në redaksinë e Ekonomia Online, shihet se në aksident janë përfshirë tri automjete.
Ndërkohë, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar dhe sa është numri i tyre.
