Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka falenderuar Bedri Hamzën i cili sot dha dorëheqje nga posti i tij si i pari i kësaj partie.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook tha se me Hamzën në krye, PDK përballoi sfida të mëdha dhe arriti rezultate të mira.
Ai tha se maturia, ndershmëria dhe përkushtimi i tij ishin të vlerësueara në çdo hap të këtij rrugëtimi.
“Faleminderit, miku im Bedri, për kontributin e çmuar, përkushtimin e vazhdueshëm dhe shembullin që ke dhënë në shërbim të PDK-së dhe Kosovës. Me ty si kandidat për kryeministër dhe së fundmi edhe si kryetar, PDK-ja përballoi sfida të mëdha dhe arriti rezultate të mira. Maturia, ndershmëria dhe përkushtimi yt kanë qenë të vlerësuara në çdo hap të këtij rrugëtimi.Ka qenë kënaqësi të punoj me ty, të ndajmë përgjegjësi dhe të jemi krah njëri-tjetrit në një periudhë tejet sfiduese për partinë dhe vendin.Përtej bashkëpunimit, të falënderoj veçanërisht për miqësinë. Për sinqeritetin, besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Janë këto gjëra që mbeten dhe që e bëjnë edhe më të çmuar rrugën që kemi bërë së bashku.Mirënjohje nga zemra për gjithçka që ke dhënë dhe vazhdon të japësh”, ka shkruar ai.